Aksion per masat anticovid ne Durres | Lajme-News

2020-08-04 0

10 biznese në Durrës janë gjobitur nga inspektorët pasi kanë shkelur protokollin anti-Covid dhe aktet normative që ndalojnë muzikën pas orës 20:00 dhe funksionin e klubeve dhe diskove.

?Janë vendosur 10 masa administrative të cilat janë mbi prishjen e qetësisë publike, organizimin e ceremonive martesore, për shkaktimin e zhurmave dhe masa të tjera administrative. Shtrirja e kontrolleve është në të gjithë qarkun Durrës, jo vetëm në zonën e plazhit, por edhe në zonat brenda qytetit dhe në rrethet si Krujë edhe Shijak.?

Kontrolli është përqëndruar përgjatë bregdetit ku ka dhe më shumë biznese.

?Shërbimet vazhdojnë kontrollet dhe nuk bëjmë selektime, nuk ka diferenca, nuk ka interesa dhe toleranca është zero për të gjitha subjektet?.

Akti normativ i miratuar një javë më parë nga qeveria në kuadër të masave anti-Covid parashikon moslejimin e ushtrimit të aktiviteti në ambiente të brendshme për lokalet dhe restorantet, moslejimin dhe mosfunksionimin e lokaleve të natës, diskove dhe ndalimin e muzikës në këto subjekte pas orës 20:00.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/